Rikualifikimi i pikave doganore, Kumbaro nga Kakavija: Së shpejti kartëvizitë të Shqipërisë për qytetarët kur hyjnë në territor

Çelja e sezonit turistik veror ka sjellë rritjen e flukseve të vizitorëve nëpër pikat kufitare, por edhe përkushtimin për të rritur standardet e shërbimeve dhe cilësinë për të gjithë qytetarët dhe turistët që vijën në vendin tonë.
Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ka nisur një tur inspektimesh nëpër këto pika, ku sot (1 qershor) është ndalur në pikën kufitare të Kakavijës.
Ministrja theksoi se ky rikualifikim bëhet për një imazh estetik për vendin si dhe së shpejti do të ofrohet edhe një kartëvizitë nga Shqipëria për çdo qytetar në momentin që hyn në territor.
“Bëhet fjalë për rikualifikim peizazhi me qëllim estetik dhe me qëllimin e krijimit të një kontakti të parë të pasagjerit, të turistit apo të një bashkëkombasi i cili kthehet në Shqipëri. Së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar do të duhet të fillojë sa më shpejt zbatimin me qëllim që të kemi një tjetër kartëvizitë të Shqipërisë, në momentin që hyn në territor”, tha Kumbaro.
Më herët ministrja Kumbaro inspektoi edhe pikën kufitare të Qafë Botit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




