Rindërtimi i Xhamisë së Plumbit, Rama: Kthimi i tempullit si një tjetër destinacion atraktiv turistik

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga punimet për rikonstruksionin e Xhamisë së Plumbit, për ta rikthyer në tempull për besimtarët, por edhe si një destinacion atraktiv turistik për Shkodrën.
Rikonstruksioni i Xhamisë së Plumbit kryhet falë investimit të qeverisë turke, e cila ka dhënë një fond prej 6 milionë eurosh.
“MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i punës në Xhaminë e Plumbit, për kthimin e këtij tempulli jo vetëm besimtarëve, por edhe Shkodrës, si një tjetër destinacion atraktiv turistik, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
Projekti për rikonstruksionin e kësaj xhamie në Shkodër parasheh jo vetëm restaurimin e thellë të saj, por edhe transformimin e hapësirës përreth.
Ministrja e Kulturës Elva Margaritit ka dhënë më herët detaje nga projekti. “Ky nuk do jetë thjesht një projekt restaurimi, por do jetë edhe me ndihmën e ekspertëve gjeologë. Është hera e parë që bëhet një restaurim i këtij niveli, që nuk bazohet vetëm në monumentin. Kjo është një zonë e larmishme për elementët e kultit. Kemi një xhami tjetër këtu afër, pra, është një sistem i konsoliduar tashmë për besimtarët.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




