‘Rithemelimi’, Noka: Çështje ditësh kur do të njoftojmë për bashkimin e PD-së

Politikë | 3 vite më parë

‘Rithemelimi’ i PD-së po shqyrton mundësinë e diversifikimit dhe përshkallëzimit të protestave në të gjithë vendin. Lajmi u bë i   ditur nga sekretari i Përgjithshëm i ‘Rithemelimit’ të PD-së, Flamur Noka, në një deklaratë për media, pas mbledhjes së Kryesisë.

Sipas tij, në këtë mbledhje u rrahën mendime për të gjitha format e diversifikimit dhe përshkallëzimit, duke paralajmëruar protesta në të gjithë vendin.

“Vendimet për të përjashtuar dhe shpallur armiq deputetët e opozitës, të cilët në seancën e fundit demonstruan krejtësisht brenda rregullores, me pankarta, tregon se regjimi ka një vullnet për të asgjësuar çdo gjë, forcë dhe kundërshtar që nuk mund të hyjë në kthetrat e regjimit. Rama po hedh hapat më të rrezikshëm drejt instalimit të një neodiktature.”, deklaroi Noka.

Sipas tij, PD është e vendosur të qëndrojë përballë regjimit dhe në këtë kuadër u diskutuan format e diversifikimit dhe përshkallëzimit, duke e çuar në një nivel më të lartë mosbindjen civile.

“U diskutuan dhe format e përshkallëzimit që do të zbresim në të gjitha degët e Shqipërisë, do të ketë protesta në të gjitha rrugët”, tha Noka.

Deputeti i opozitës njoftoi edhe emërimin e 4 koordinatorëve, të cilët, sipas Nokës, do të jenë ndihmës në çështjet e organizimit të partisë. “Belind Këlliçi do të jetë drejtues politik i Tiranës. Zyra e organizimit do të forcohet me 4 koodrdinatorë. Janë ndihmës në çështjet e organizimit të partisë. Çështje ditësh kur do të merrni vesh për bashkimin e PD-së”, tha Noka.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme