“Rithemelimi”: Zgjedhje në 6 degët e PD, ja kush janë kryetarët e rinj

Ditën e sotme janë zhvilluar zgjedhjet për kryetar në 6 degë të PD. Bëhet me dije se procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18.00. Për shkak të numrit të lartë të votuesve, në degët e Berat, dhe Tirana 5, procesi vijoi deri në orët e vona të mbrëmjes. Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura nga Komisionet e votimit në degë, Kryetarë të degëve të PD u shpallën:
Dega Berat:
Morën pjesë në garë 4 kandidatë.
Fitues u shpall Shyqyri Dura me 46% të votave
Dega Librazhd:
Morën pjesë në garë 3 kandidatë.
Fitues u shpall Ilirjan Alliu me 53 të votave
Dega Prrenjas:
Morën pjesë në garë 2 kandidatë.
Fitues u shpall Arjan Karriqi me 61% të votave
Dega 1 Tiranë:
Morën pjesë në garë 2 kandidatë.
Fitues u shpall Fetah Hasanaj me 76% të votave
Dega 5 Tiranë:
Morën pjesë në garë 5 kandidatë.
Fitues u shpall Fatmir Myrta, me 47% të votave
Dega 8 Tiranë:
Morën pjesë në garë 2 kandidatë.
Fitues u shpall Gazmend Sallaku, me 64% të votave
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




