Rivlerësimi i provimeve të maturës, Guga: Procesi nis më 3 korrik dhe do të kryhet brenda afateve

Për herë të parë këtë vit maturantëve u është ofruar mundësia të kërkojnë rivlerësim të provimeve të Maturës Shtetërore.
Procesi i rivlerësimit nis të hënën e javës se ardhshëm dhe është parashikuar të kryhet brenda afateve, për të mos vonuar fazën tjetër atë të aplikimit për në universitet.
Maturantet kanë marrë vlerësimet e provimeve të Maturës Shtetërore , duke i hapur rrugë atyre që kanë kontestime të kërkojnë rivlerësimin e tezës.
Me 3 korrik do të bëhet rishqyrtimi i provimeve nga komisionet shkollore dhe nëse do të konstatohen probleme ato do të kalojën në filtrin e fundit, atë të korrigjimit nga qendra e shërbimeve arsimore .
Do të jenë specialistët e kësaj qendre që do të vulosin rezultatin e do të tregojnë nëse pyetjet e testeve janë vlerësuar me sasinë e duhur të pikëve.
Procesi i rivlerësimit i cili do të nis të hënën e javës së ardhshëm është parashikuar që të kryhet brenda afateve për të mos vonuar fazën tjetër atë të aplikimit për në universitet.
Procesi i rivlerësimit, i cili po aplikohet për herë të parë këtë vit do të vërtetoj nëse qëndrojnë pretendimet e maturanteve për korrigjime provimesh të gabuara apo të pakujdesshme. Për RTSH Keti Toroveci.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




