Roger Federer i dëmtuar, merr vendimin e papritur për karrierën

Roger Federer ka mbyllur para kohe sezonin 2020. Tenisti zviceran përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se nuk është në formë pas operacionit që ka kryer në shkurt të këtij viti. Për pasojë, ai do të rikthehet në fushë vitin e ardhshëm.
“Të dashur tifozë, uroj të jeni të gjithë mirë. Disa javë më parë pata një tjetër problem gjatë fazës fillestare të rehabilitimit, që më detyroi të kryeja një artroskopi të shpejtë në gjurin e djathtë. Sot, ashtu si në vitin 2017, kam nevojë për më shumë pushim”, shkruan Federer.
“Kam nevojë për kohën e mjaftueshme për të qenë 100% gati për të luajtur në nivelin tim. Do të më mungojnë fansat dhe turnetë, por duhet të shoh përpara për të qenë gati kur të nisë sezoni 2021”, thotë zvicerani.
Pra, kur të rinisin ndeshjet e tenisit Roger Federer nuk do të jetë në fushë. Më 8 gusht, ai do të bëjë 39 vjeç dhe pritet të rikthehet në fushë në janarin e ardhshëm, para grand slam të Australian Open.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




