Roi Kin për Haland: Është kthyer në një lojtar të Kategorisë

Pas barazimit pa gola mes Sitit dhe Arsenal në drejtim të Erling Haland nuk janë kursyer kritikat. Mes ekspertëve të ndryshëm, të cilët dhanë mendimin e tyre, spikat opinioni i Roi Kin.
Ish-mesfushori i Junajtid ishte mjaft kritik me sulmuesin e Sitit. “Niveli i lojës së tij ishte shumë i dobët dhe kjo s’ka nodhur vetëm në këtë ndeshje. Ai është një nga lojtarët më të mirë sa i përket kategorisë së vet, por në këtë moment po bën shumë pak. I duhet që të përmirësohet pasi paraqitje të tilla nuk priten nga një lojtari i kalibrit të tij. Unë mund të them se tani është kthyer në një lojtar të Ligës së Dytë (Kategoria e Tretë në Angli)”, tha irlandezi në komentin pas ndeshjes për mikrofonin e “Sky Sports”.
Pasditja e djeshme ishte për tu harruar për 23-vjeçarin, i cili preku topin 23 herë duke dështuar që të dhurojë pasime kyçe. Pikërisht në këtë aspekt Kin kritikon ashpër norvegjezin. Sipas legjendës së Junajtid një sulmues si ai nuk duhet që të shënojë vetëm gola, por edhe të ndihmojë me lojë ekipin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




