Roland Bejko takim me banorët: Refuzoni politikën e mashtrimit, mos u gënjeni nga asfalti elektoral

Kandidati i PD për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko, e ka kaluar në zonën e “21 Dhjetorit”, “5 majit” dhe “Medresesë” për të takuar banorët dhe paraqitur atyre programin e tij.
Lidhur me punimet në disa rrugë, Bejko tha se ky është “asfalt elektoral” që shumë shpejt do bëhet sërish me gropa, ndërsa u kërkoi banorëve të refuzojnë politikën e mashtrimit.

“Pasi i la rrugët me gropa, tani në prag të zgjedhjeve, po hidhet asfalt elektoral, sapo të bie shi, do bëhen gropa dhe do jetë Erjoni që do ua mbushë prapë në zgjedhjet e ardhme, nëse votoni atë. Refuzoni politikën e mashtrimit dhe votoni ato që kanë një program dhe kanë dëshmuar që punojnë mirë për qytetin”, tha Bejko.
Ai u takua edhe me punonjësit e bizneseve në këto zona, ku u dha fletushkat e programit të tij si dhe dëgjoi shqetësimet e tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




