Roland Garros, triumfon 19-vjeçarja Zviatek

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Është vetëm 19 vjeç por numëron plot 4 tituj në karrierë, më i fundit një grand slam, French Open. Adoleshentja polake Iga Sëiatek triumfon në fushën me dhe të kuq të Parisit ku kaloi lehtësisht në finale amerikanen Sofia Kenin në dy sete, 6-4 6-1. Tenistja europiane e bëri mjaft të thjeshtë këtë sfidë ku numri 4 i botës dhe fituesja e Australian Open 2020 nuk arriti të bënte asgjë për të çuar në shtëpi trofeun e Roland Garros.

Sëiatek është tenisja më e re pas Kim Clijsters që arriti në një finale të French Open ndërsa bëher e para polake që arrin të fitojë një turne Grand Slam. Ndeshja nisi disi e ekkujlibruar por me kalimin e minutave,  Sëiatek reflektoi pjekurinë e një tenisteje të klasit botëror duke mbyllur çdo cep të fushës për t’ia bërë mjaft të vështirë lojën rivales. Shumë intensitet dhe lojë e shkëlqyer duke ia rrëmbyer setin e parë në vetëm 48 minuta.

Nuk arriti të merrte asnjë masë Kenin edhe për shkak të një dëmtimi në këmbë dhe këtë e reflektoi në fillimin e setit të dytë ku kërkoi madje edhe ndihmën e mjekëve por tashmë llogaritë ishin bërë dhe menjëherë pasi Sëiatek mori drejtimin 2-1 nuk i lejoi kundërshtares asnjë lojë duke mbyllur takimin në rreth 70 minuta. Sëiatek hyri në turne si numri 54 i botës dhe vetëm pak ditë më parë është diplomuar në shkollën e mesme ndërsa planifikon që paralelisht me tenisin të ndjekë edhe studimet e larta. Në vitin 2018 ajo triumfoi në Ëimbledon Junior.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme