Ronald Bejko kërkon Tiranën: Jam e vetmja alternativë e djathtë

I ulur krah kryetarit në detyrë të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, Roland Bejko nuk fshehu emocionin për sfidën që ka marrë përsipër për të hyrë në garën për kryetar të bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e 14 majit.
Përballë do të ketë kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili kërkon mandatin e tretë si dhe Belind Këlliçin, kandidatin e dalë nga primaret e PD-së por që në zgjedhjet e 14 majit do të hyjë nën siglën e koalicionit Berisha – Meta.
Përgjegjësinë e ndjen të dyfishtë por thotë se njerëzit që besojnë në vlerat e PD-së, tek historia apo ajo çka kjo parti përfaqëson nuk mund të dorëzohen
“Unë nuk mund të pranojë, ne të gjithë nuk mund të pranojmë, që Partia Demokratike, e djathta shqiptare në tërësi të përfaqësohet nga parti të majta të kamuflura si të djathta, që gjatë gjithë historisë së tyre politike kanë bërë pazare në kurriz të demokratëve dhe kanë përfituar prej tyre. Unë nuk mund të pranojë që e djathta shqiptare të pëfaqësohet nga lëvizje politike të cilat janë në izolim total ndërkombëtar. Ky do të ishtë një turp dhe fatkeqësi për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe të djathtës në Shqipëri” tha sot Bejko.
Këto zgjedhje vendore i sheh si zgjedhje thellësisht politike dhe nis direkt sulmin ndaj kundërshtarit politik, elind Këlliçit të dalë po nga primaret e partisë që ai po kandidon.
“Për shqiptarët këto janë zgjedhje vendore, por për opozitën janë zgjedhje thellësisht politike, pasi dyshja Meta Berisha po përpiqen ti lënë shqiptarët pa alternativë. Ata duan tu imponojnë shqiptarëve ose një qeveri të korruptuar ose një opozitë të korruptuar. Besoj se alternativa e Partisë Demokratike për Tiranën është e vetmja alternativë e djathtë. Të gjitha të tjerat janë qartësisht të majta në mëndesi, në histori dhe në kulturë.”
Garanton dhe se se propozimet do të jenë të bazuara mbi mundësitë reale që ekzistojnë për të ndryshuar Tiranën.
“Është e qartë se Tirana është bërë pothuajse një qytet i pajetueshëm. Korrupsioni po ja merr frymën çdo hapësire njërëzore. Në qëndër të saj nuk është më njeriu me të gjitha dimensionet e tij sociale, kulturore dhe ekonomike, por interesat të pushtetit për të pasuruar një grusht të vogël njerëzish të lidhura ngushtë me njëra tjetrën. Pa dyshim që Tirana nuk përmban asnjë standart për tu konsideruar një Kryeqytet Europian, pavarësisht fasadave mediatike që Erion Veliaj dhe propaganda e tij mundohet të krijojë dhe ti hedh hi syve njërzve. Por tiranasit dhe të gjitha komunitet që jetojnë këtu, pavarësisht se nga cila anë e Shqipërisë vijnë e kanë të qartë situatën reale që ndodhemi sot.”
Kryetari i PD-se, Enkelejd Alibeaj pranoi se i ishte shtrirë dora Këlliçit të përfaqësohej me siglën e Partisë Demokratike por ai është në logon e Partisë së Ilir Metës.
PD regjistroi mbrëmë në KQZ kandidatin për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko si dhe listën me e kandidatëve për këshilla bashkiakë që kryesohej nga Enriketa Pandelejmoni, pedadoge në Universitetin e Tiranës, ish futbollisti Gentian Muça dhe pedagogia Irisi Bejleri.
Lista ndër të tjera përbëhet nga 37 kandidatë që vijnë nga privati, 5 pedagogë e 6 studentë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




