Rooney: Alkoli ishte çlirimi im

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Wayne Rooney ka folur sërish për varësinë e tij ndaj alkolit gjatë kohës së tij te Manchester United. Një problem që vazhdon prej vitesh dhe për të cilin ish-lojtari anglez foli gjatë një episodi të podcast-it të ish-kampionit të regbit, Rob Burroë. “Isha në fillim të të 20-tave, erdha në shtëpi dhe qëndrova atje për dy ditë pa dalë. Piva derisa gati mbeta pa ndjenja. Alkooli ishte çlirimi im. Nuk doja të isha pranë njerëzve, sepse ndonjëherë ndihesha në siklet”.

“Ndonjëherë më dukej sikur i kisha zhgënjyer njerëzit dhe në fund nuk dija si ta përballoja ndryshe këtë situatë. Kur nuk pranon ndihmën dhe udhëzimet e të tjerëve, mund të biesh vërtet në fund dhe mua më ka ndodhur mua për shumë vite. Fatmirësisht, tani nuk kam frikë të flas për këto çështje”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme