Rreth 600 të vrarë që nga grusht shteti në Mianmar

Botë | 6 vite më parë

Që nga 7 prilli, 598 persona janë konfirmuar se kanë humbur jetën nga junta ushtarake, 2.847 janë në paraburgim dhe 38 janë dënuar.

Rreth 600 persona në Mianmar e kanë humbur jetën që kur ushtria mori kontrollin në muajin shkurt, tha Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë.

Që nga 7 prilli, 598 persona janë konfirmuar se kanë humbur jetën nga junta ushtarake, 2.847 janë në paraburgim dhe 38 janë dënuar, tha Shoqata në konferencën e saj të përditshme.

Ushtria e Mianmarit mori pushtetin më 1 shkurt, duke rrëzuar qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyi dhe duke i dhënë fund eksperimentit të shkurtër të vendit me sundimin civil.

Si përgjigje ndaj grusht shtetit, grupet civile filluan një fushatë të mosbindjes civile me demonstrata masive.

Grupi i të drejtave tha se protestat paqësore vazhdojnë në të gjithë vendin e Azisë Juglindore, me ushtrinë që tani përqendrohet në goditjen e saj në zonat rurale.

“Forcat e juntës përdorin plumba të drejtpërdrejtë, granata dhe mitraloza duke u përpjekur të krijojnë një zonë konflikti në Tahan ward, Kalay Township, Sagaing”, thuhet më tej.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme