Informacion për RTSH Tani

Prej pak ditësh shikuesve dhe ndjekësve të RTSH në aplikacionin RTSH TANI u kanë munguar kanalet e platformës digjitale të Radio Televizionit Shqiptar dhe kanalet e tjera që mbështeten në këtë platformë. Ditën e premte kanalet e listuara nuk shfaqen më për shkak se RTSH është duke kryer një proces përditësimi për përmirësimin e shërbimit dhe cilësisë së tij.

Në saj të këtyre proceseve përditësuese të mirëmbajtjes dhe që synojnë përmirësimin e cilësisë së transmetimit, RTSH synon gjithashtu të shtojë edhe risi teknologjike që do ti vijnë në ndihmë dhjetëra e mijëra shqiptarëve që kanë instaluar aplikacionin OTT të RTSH-së në pajisjet e tyre elektronike.

Me përfundimin e tyre, mundësisht në një kohë sa më të shkurtër, RTSH TANI do të rikthehet me të gjithë funksionet e tij në aparatet celularë, tabletet e të gjithë pajisjet elektronike të shqiptarëve, më I mirë dhe me më shumë shërbime se më parë, për të ndjekur në kohë reale kanalet TV dhe Radio të platformës tonë digjitale dhe të gjithë kanalet e tjera private që mbështeten në të.