• Programi i transparencës

  • Rreth Autoritetit

  • Kuadri ligjor rregullator

  • E drejta për t’u informuar dhe për t’u ankuar

  • Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi RTSH

  • Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të RTSH

  • Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat

  • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të RTSH

  • Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve

  • Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve

  • Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga RTSH

  • Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga RTSH

  • Vendimet e Këshillit Drejtues të RTSH

  • Programi i transparencës

    Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Radio Televizioni Shqiptar (në vijim “RTSH”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). RTSH duhet të publikojë informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikojë e përditësojë PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.

    Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të RTSH. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit RTSH duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.

    Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga RTSH.

    Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, RTSH duhet të mbajë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.

    Rreth Autoritetit

    Historia jonë!

    Përgjatë zhvillimit të Luftës Nacionalçlirimtare, Radio Tirana transmetonte për një kohë të kufizuar prej 1 orë e 30 minutash në ditë. Dëgjuesit potencialë ishin të paktë, pasi numëroheshin rreth 3000 aparate marrëse të shpërndarë në popullatë. Nga ndërtesa e çliruar e Radio Tiranës, valët radiofonike përcollën nga “Bulevardi Dëshmorët e Kombit” më 28 nëntor 1944, manifestimin e parë të zhvilluar në kryeqytetin e çliruar.

    Duke filluar nga viti 1944, pajisja e familjeve shqiptare me një aparat radioje u rrit ndjeshëm në mënyrë të pandërprerë dhe për rrjedhojë, në vitin 1960 numri i dëgjuesve arriti në 400.000.

    Transmetimi ishte shtrirë në 18 orë në ditë. Ndërkohë, krahas radios kombëtare, operonin në vend për një orar prej 4 orësh edhe 4 radio lokale: në Shkodër, në Kukës, në Korçë dhe në Gjirokastër.

    Ndërkaq, valët e radios kombëtare synonin si audiencë edhe dëgjuesit e huaj. Kështu, transmetimi u diversifikua në gjuhët e vendeve fqinje, në anglisht dhe në frëngjisht. Qëllimi i transmetimit në territorin vendas dhe të huaj ishte thellësisht i ndikuar nga doktrina e regjimit të kohës, që impononte një agjendë propaganduese.

    Nisja e transmetimit të parë televiziv në Shqipëri, daton më 26 prill 1960. Fillimisht, transmetimet direkte ishin të kufizuara për një fashë prej 3 orësh në 2 ditë të javës. Mandej, në vitin 1965, prania e ekranit shqiptar u dyfishua me 4 ditë transmetimi gjatë javës derisa në mënyrë graduale, programi televiziv u bë ditor.

    Tematikat që trajtoheshin ishin të larmishme, duke përfshirë informimin mbi aktualitetin vendas dhe ndërkombëtar, realizimet kinematografike dhe aktivitetet kultore. Asokohe, transmetimet kryheshin përmes sistemit “PAL” dhe ishin bardhë e zi, gjersa në vitin 1981 do të nisin në një përqindje të ulët transmetimet me ngjyra.

    Në veprimtarinë e tij, Radiotelevizioni shqiptar synonte të ruante marrëdhënie bashkëpunimi me si vëllezërit e disa vendeve, siç ishin: Turqia, Algjeria, Greqia, Italia, Franca, Suedia, Irani, Egjipti, Siria etj.

    Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

    Struktura organizative/Organigrama

    Kuadri ligjor rregullator

    E drejta për t’u informuar dhe për t’u ankuar

    Koordinator: Aida Serreqi
    E-mail: [email protected]
    Tel: +355 4 22 27 512
    Adresa: Rr. “Ismail Qemali”, nr.11, Tiranë
    Orari: E Hënë – E Premte 08:00 – 16:00
    Format kërkese / Shpjeguese (Hapat që duhet të ndiqen për të bërë një kërkesë për informim)
    Çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë
    motivet. Çdo person ka të drejtë të njihet me informacionin publik, nëpërmjet dokumentit
    origjinal, ose duke marrë një kopje të tij në formën ose formatin që mundëson akses të plotë në
    përmbajtjen e dokumentit. Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë
    ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij.


    Kërkesa për informim duhet të përmbajë:


    1.Emrin dhe Mbiemrin e kërkuesit;
    2.Adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
    3.Përshkrimin e informacionit që kërkohet;
    4.Formatin në të cilin preferohet informacioni;
    5.Çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të
    kërkuar.
    Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të
    ankohet në rrugë administrative pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe
    Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me këtë ligj dhe Kodin e Procedurave
    Administrative.
    Ankimi administrativ pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e
    të Dhënave Personale bëhet brenda 30 ditëve pune nga dita kur:
    1.Ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit;

    1. Ka kaluar afati i parashikuar në këtë ligj për dhënien e informacionit.
      Kërkesa për informim trajtohet nga ana e Autoritetit Publik sa më shpejt që të jetë e mundur,
      por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm
      parashikon ndryshe.
      Kur kërkesa është e paqartë në lidhje me përmbajtjen dhe natyrën e saj, Autoriteti Publik
      kontakton menjëherë personin për të bërë sqarimet e nevojshme, por gjithnjë jo më vonë se 48
      orë nga data e paraqitjes së kërkesës.
      Nëqoftë se pas shqyrtimit të kërkesës Autoriteti Publik konstaton se nuk e zotëron
      informacionin e kërkuar, ai, jo më vonë se 10 ditë kalendarike nga data e dorëzimit të kërkesës,
      ia dërgon atë Autoritetit kompetent, duke e vënë në dijeni edhe kërkuesin.
      Shërbimet e administratës publike janë pa pagesë. Dhënia e informacionit mund të bëhet
      kundrejt një tarife, të përcaktuar më parë dhe të bërë publike nga Autoriteti Publik në faqen e tij
      të internetit dhe në mjediset e pritjes së publikut.
      Qytetarët e regjistruar rregullisht në skemat e ndihmës shoqërore, si dhe subjektet përfituese,
      sipas ligjit nr. 10039, datë 22.12.2008, “Për ndihmën juridike”, të ndryshuar, e përfitojnë
      informacionin falas deri në një numër të caktuar faqesh për çdo kërkesë, ose në vlerën ekuivalente
      kur informacioni jepet në një format tjetër.
      E drejta e informimit kufizohet vetëm sipas rasteve të parashikuara në nenin 17 të ligjit
      nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, të ndryshuar.
      Format ankese / Shpjeguese (Procedura e ankimit tek Komisioneri)
      Formularin e plotësuar, mund ta dërgoni pranë RTSH në adresën e-mail [email protected], dorazi
      ose nëpërmjet postës në adresën: Rr. “Ismail Qemali”, nr.11, Tiranë.
      Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar
      Neni 24
      Procedurat për shqyrtimin e ankesave
    2. Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të ankohet
      në rrugë administrative pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të
      Dhënave Personale, në përputhje me këtë ligj dhe Kodin e Procedurave Administrative.
    3. Ankimi administrativ pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të
      Dhënave Personale bëhet brenda 30 ditëve pune nga dita kur:
      a) ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit;
      b) ka kaluar afati i parashikuar në këtë ligj për dhënien e informacionit.
    4. Me marrjen e ankesës, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të
      Dhënave Personale ia kalon atë strukturës që merret me të drejtën e informimit, e cila verifikon faktet
      dhe bazën ligjore të ankesës. Për këtë qëllim, ai mund t’u kërkojë ankuesit dhe autoritetit
      publik, kundër të cilit është bërë ankesa, të paraqesin parashtrime me shkrim, si dhe të informohet
      nga çdo person dhe burim tjetër. Kur e sheh të nevojshme, komisioneri zhvillon një seancë
      dëgjimore publike me pjesëmarrjen e palëve.
    5. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale merr
      vendim për ankesën brenda 15 ditëve pune nga dita kur është dorëzuar ankimi.
    6. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
      vendos:
      a) mospranimin e ankesës kur:
      i) ka kaluar afati i parashikuar në pikën 2 të këtij neni;
      ii) ankimi nuk paraqitet në formë shkresore;
      iii) nuk tregohet emri dhe adresa e ankuesit;
      b) pranimin e ankesës dhe urdhërimin e autoritetit publik për të dhënë informacionin e
      kërkuar, në mënyrë të plotë ose të pjesshme dhe sipas rastit, propozimin për të deklasifikuar
      informacion;
      c) rrëzimin e ankesës, pjesërisht ose tërësisht;
      ç) afatin, brenda të cilit autoriteti publik duhet të zbatojë urdhrin.
    7. Në qoftë se Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave
      Personale nuk merr vendim brenda afatit të parashikuar në pikën 4, të këtij neni, ankuesit i lind e
      drejta për t’iu drejtuar gjykatës.
      6/1. Autoriteti publik është i detyruar të zbatojë vendimin e Komisionerit kur ka urdhëruar
      dhënien e informacionit të kërkuar, në mënyrë të plotë ose të pjesshme, me përjashtim të rastit kur
      gjykata vendos pezullimin e zbatimit të tij.
    8. Procedura administrative e parashikuar në këtë nen nuk cënon kompetencat e Avokatit të
      Popullit, lidhur me mbikëqyrjen dhe zbatimin e të drejtave civile, sipas ligjit nr. 8454, datë
      4.2.1999,“Për Avokatin e Popullit”

    Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi RTSH

    Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat

    Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të RTSH

    • Njoftimi dhe konsultimi publik (Linku)
    • Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi
    • Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve
    • Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes
    • Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të RTSH
    • Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike

    Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve

    Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga RTSH

    Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga RTSH

    Vendimet e Këshillit Drejtues të RTSH

     Vendim nr.39 datë 31.08.2026

    Vendim nr.40 datë 31.08.2026

    Vendim nr.41 datë 31.08.2026

    Vendim nr.42 datë 31.08.2026