Njoftim për shprehje interesi për 1 (një) kandidat të brendshëm në Bordin e Administrimit
NJOFTIM PËR SHPREHJE INTERESI
PËR 1 (NJË) KANDIDAT TË BRENDSHËM NË BORDIN E ADMINISTRIMIT
Në zbatim të Ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar,
në bazë të të cilit:
Neni 107/2. Bordi i Administrimit përbëhet nga 5 anëtarë, 3 të brendshëm dhe 2 të jashtëm, të cilët janë ekspertë në problemet e administrimit, financës dhe biznesit. Anëtarët e Bordit të Administrimit caktohen për një periudhë 4-vjeçare dhe mund të ricaktohen për dy periudha të tjera, në rast se gjatë kësaj kohe nuk kapërcejnë kufirin e moshës për pension. Radio Televizioni Shqiptar fton të gjithë të interesuarit që plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore e nënligjore që të shprehin interesin për t’u bërë pjesë e Bordit të Administrit të RTSH-së, duke kandiduar për vendin e 1 (një) anëtari të mbetur vakant.
Bazuar në nenin 109/1 të Ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”:
1. Anëtarë të Bordit të Administrimit nuk mund të jenë individët që:
a) janë persona të lidhur ose kanë në pronësi kuota kapitali apo aksione të shoqërive tregtare, si dhe të drejta të tjera në fushën e transmetimeve audiovizive, reklamës, prodhimeve të përmbajtjes së transmetimeve audiovizive, rrjeteve të komunikimit elektronik apo persona të punësuar, anëtarë të organeve drejtuese apo këshilluese të këtyre subjekteve ose të lidhur me ndonjë kontratë me këto subjekte;
b) janë zgjedhur anëtarë të KDRTSH-së;
c) kandidojnë për deputet apo janë zgjedhur të tillë;
ç) janë anëtarë të forumeve drejtuese të ndonjë partie politike;
d) janë kryetarë komunash, bashkish, qarqesh dhe prefektë;
dh) janë anëtarë të AMA-s, AKEP-it apo punonjës të këtyre institucioneve.
2. Anëtarëve të Bordit të Administrimit nuk u lejohet që, gjatë ushtrimit të funksionit të tyre, të përfaqësojnë interesat e palëve të treta ose të konkurrentëve të institucionit, si dhe të jenë të lidhur me interesa biznesi me konkurrentë ose palë të treta.
3. Anëtarët e Bordit të Administrimit duhet të deklarojnë:
a) çdo interes apo lidhje me ndonjë subjekt, me të cilin RTSH-ja ka realizuar ose synon të realizojë kontratë;
b) çdo interes të mundshëm në ndonjë kontratë, që RTSH-ja ka realizuar ose synon të realizojë.
Kriter i veçantë i përzgjedhjes është :
- Të jetë punonjësi i Radio Televizionit Shqiptar.
Sa më sipër, të interesuarit duhet të dorëzojnë:
- Kërkesë me shkrim;
- Fotokopje të dokumentit të identifikimit;
- “Curriculum vitae” (CV) e plotë;
- Formularin e vetëdeklarimit (FORMULAR VETËDEKLARIMI );
Dorëzimi i dokumentacionit të kërkuar mund të bëhet pranë zyrës së Arkiv Protokollit të RTSHsë në adresën Rruga “Ismail Qemali”, Nr.11, Tiranë ose nëpërmjet postës elektronike në adresën info@rtsh.al, deri në datën 14.02.2024.
Sqarim: vetëm kandidatët të cilët do të plotësojnë kushtet për kualifikim, do të njoftohen për të marr pjesë në intervistë.
Njoftimet për kandidatët e kualifikuar, do të bëhen nëpërmjet postës elektronike.