Rreziku nga fatkeqësitë/ Qytetarët në Shkodër ende nuk pranojnë të sigurojnë pronën

Sociale | 3 vite më parë

Vitet e fundit, rreziku nga zjarret ka qenë gjithnjë më i lartë në vendin tonë. Efektivët zjarrfikës në Shkodër, në punën e tyre të përditshëm disa herë kanë listuar disa problem siç janë trafiku, parkingjet e gabuara, por mbi të gjitha rrugicat e ngushta që në jo pak raste e kanë bërë të pamundur kryerjen e punës me sukses.

Referuar edhe ngjarjes së rëndë, të një dite më parë, në kryeqytet ku një pallat disa katësh thuajse u shkrumbua, ekspertet e sigurimeve private janë të mendimit që sigurimi i objekteve dhe pronës duhët të jetë i detyrueshëm.

Në Shkodër ende nuk janë të shumtë qytetarët të cilët zgjedhin të sigurojnë pronën, kjo edhe për shkak të vlerës monetare.

Sigurimi i objekteve varet edhe nga zona e banimit. Vitet e fundit qeveria shqiptare propozoi që të ketyë një ligj të posaçëm i cili i detyron qytetarët që të sigurojnë pronën, por deri më tani ky propozim është kundërshtuar nga Agjensia e Mbrojtjes së Konsumatorit.

Gazetar: Mario Gjoni

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme