Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Ekonomi | 3 vite më parë

Çmimet e naftës janë rritur sërish pasi Arabia Saudite njoftoi se në muajin korrik do të reduktojë prodhimin e saj me një milion fuçi në ditë. 

Anëtarë të tjerë të OPEC+ një grup vendesh naftëprodheuse, ranë dakord të ulin prodhimin e naftës për të stabilizuar çmimet.

Vendet e OPEC prodhojnë rreth 40 përqind të naftës bruto në botë dhe vendimet e këtij grupi kanë një ndikim të madh ndaj çmimeve të naftës.

Në tregjet aziatike, çmimi i naftës bruto Brent u rrit me 2.4 përqind, duke shkuar në rreth 77 dollarë për fuçi.

OPEC tha se prodhimi i naftës do të reduktohej me 1.4 milionë fuci në ditë duke filluar nga viti 2024.

Takimi i së dielës i përfaqësuesve të vendeve të OPEC që zgjati rreth 7 orë u mbajt në lidhje me çmimet në rënie të produkteve energjetike.

Çmimet  e naftës u rritën në mënyrë të ndjeshme kur Rusia pushtoi Ukrainën vitin e shkuar, por tashmë janë në nivelet që ishin para fillimit të konfliktit.

Tetorin e shkuar, vendet e OPEC+, grupi i vendeve eskportuese të naftës dhe aleatët, ku përfshihet Rusia, ranë dakord të reduktonin prodhimin me dy milionë fuci në ditë, që përbënte 2 përqind të kërkesës botërore për këtë produkt.

Në prill të këtij viti, grupi u dakordësua për reduktime të mëtejshme, që do të zgjasnin deri në fund të këtij viti. Por zëvendëskryeministri rus Alexander Novak u shpreh se bisedimet e mbajtura të dielën rezultuan në shtyrjes së marrëveshjes për reduktim të prodhimit deri në fund të 2024-ës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme