Rriten ndjeshëm çmimet e drithërave në botë

Çmimet e grurit janë rritur në mënyrë të ndjeshme në tregjet botërore pasi Rusia tha se anijet që iu drejtoheshin porteve ukrainase do t’i trajtonte si shënjestra të mundshme ushtarake. “Shtetet flamujt e të cilëve mbajnë mjete të tilla do të shihen si të përfshirë në konfliktin e Ukrainës”, theksoi Kremlini.
Të mëkrurën çmimet e grurit në bursën europiane u rritën me 8.2 përqind, duke kapur çmimin e 253. 75 euro për ton, ndërsa çmimet e misrit u rritën me 5.4 përqind. Në të njëjtën ditë, çmimi i grurit u rri me 8.8 përqind në bursat amerikan, rritja më e madhe ditore e shënuar që pas pushtimit rus të Ukrainës.
Moska u tërhoq këtë javë nga Marrëveshja e Detit të Zi që mundësonte eksportin e drithërave ukrainase përmes porteve ukrainase në atë det. Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur se do t’i rikthehej marrrëveshjes menjëherë nëse përmbusheshin kushtet e tij, mes të cilave edhe rilidhja e Bankës Bujësore ruse në sistemin botëror të pagesave Swift.
Ndërkohë, një sulm ajror rus ndaj qytetit port të Mikolajvit në Ukrianë mbrëmjen e së mërkurës ka plagosur 18 persona. Guvernatori i krahinës Vitaliy Kim tha se nëntë nga të plagosurit, përfshi pesë fëmijë, ishin çuar të merrnin trajtim mjekësor në spital. Sulme të tjera ajrore ndërkohë shënjestruan edhe portin e Odesas.
Gazetare Elda Pepa
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




