Rriten qiratë e banesave/ Agjentët imobiliarë: Zonat e preferuara brenda Unazës së Vogël të kryeqytetit

Ekonomi | 3 vite më parë

Çmimet e qirave të ndërtesa e banimit janë rritur sërish duke u krahasuar me një vit më parë. Nga zona në zonë rritja është nga 10 deri ne 30 %.

Agjentët imobiliarë theksojnë se rritja e çmimeve është ndikuar nga kërkesa e lartë. Kjo kohë e vitit gjithashtu ka edhe fluksin më të lartë të kërkesave pasi janë studentët ata që interesohen për një shtëpi banimi.

Zonat më të kërkuara për agjentin imobiliar AlbEnc SIla “janë brenda Unazës së Vogël të kryeqytetit”.

Rritja e çmimeve të apartamenteve është ndikuar edhe nga bizneset që përdorin apartamente për zyra, kryesisht kompani të reja ose startup.

Gazetare: Amela Koçerri

/RTSH/ 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme