Rriten rastet e pickimit nga merimangat në fushat e Dumresë në Belsh

Aktualitet | 3 vite më parë

Me rritjet e temperaturave në zonën e Dumresë në Belsh janë rritur rastet e pickimit prej insekteve duke shkaktuar probleme të rënda në shëndetin e banorëve, deri në rrezikimin e jetës. Në Urgjencën e Belshit mjekët thonë se vejusha e zezë po rrezikon jetën e qytetarëve dhe se disa raste dërgohen në spitalin e Elbasanit.

“Ne japim ndihmën mjekësore, këtu, por ka patur raste që kërkojnë ndihmë më të specializuar, ku kanë reaksion apo kur gjendja është e komplikuar dhe i dërgojmë në spitalin e Elbasanit”, tha Asqeri Kuqa, mjek në urgjencën e Belshit.

Ne fshatin Kajan te Belshit, familja Mollosmani sapo kishte kaluar një raste kritik të pickimit nga merimanga. Shpëtime Mollosmani teksa ishte në arë duke punuar është pickuar nga një merimangë, ku menjëherë humbi ndjenjat.

“Rashë pa ndjenja. Njoftuan familjarët ambulancën dhe ikëm në urgjencë. Falë Zotit shpëtova”, u shpreh Shpëtime Mollosmani.

Situata në zonën e Dumresë së Belshit duket kritike sa i takon pickimit të insekteve që mund të rrezikojnë edhe jetën, ndërsa mjekët këshillojnë kryesisht fermerët mos të dalin në ara pas orës 12 të mesditës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme