Rritet numri i turistëve të huaj në vend, gjatë shkurtit 54 % më shumë se një vit më parë

Edhe pse larg sezonit turistik veror, Shqipëria po preferohet gjithnjë e më shumë nga turistët e huaj.
Gjatë muajit shkurt 2023, vendi ynë është vizituar nga 309325 nga turistë të huaj, ose 54 % më shumë krahasuar me shkurtin 2022, ku në vendin tonë erdhën 200997 vizitorë të juaj.
Gjatë dy muajve janar-shkurt 2023 kanë hyrë në vendin tonë 686536 vizitorë të huaj ose74 % më shumë vizitorë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022, ku në vendin tonë 395234 vizitorë të huaj.
Shqipëria është renditur si një nga vendet që ka bërë rimëkëmbjen më të madhe pas pandemisë lidhur me turizmin, si dhe është kthyer në një nga destinacionet më të rekomanduara nga mediat prestigjioze në botë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




