Rritet sigurimi vullnetar

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), njoftoi se sigurimi vullnetar gjatë periudhës janar-maj 2023, shënoi një rritje me 24.83 %, përkundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Në shifra absonulte shifra ka arritur rreth 4.1 miliardë lekë.
Ndër produktet e sigurimit vullnetar, më i rëndësishmi ngelet sigurimi ndaj zjarrit dhe forcave të natyrës.
Në portofolat e “pronës, përgjegjësive, garancive” gjatë periudhës janar-maj 2023 u siguruan mbi 2.2 miliardë lekë të ardhura në total.
Vendin e parë e zunë nëngrupi “zjarri dhe dëmtime të tjera në prone” me rreth 68.96 %, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësisë së përgjithshme, me 22.97 % të totalit.
Në portofolin sigurimi nga “zjarri dhe forcat e natyrës”, gjatë periudhës janar-maj 2023, vihet re një rritje prej 37.38 % e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 5.13 % e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-maj 2022.
Të ardhurat nga sigurimet e “aksidenteve dhe shëndetit” gjatë periudhës janar-maj 2023, arritën në rreth 554 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 7.90 % në krahasim me periudhën janar-maj 2022.
Sigurimet e Jetës gjatë 5-mujorit arritën rreth 710 milionë lekë, ose 21.88% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




