Rritja ekonomike në BE, më e ngadalshme sesa pritej

Fillimisht Komisioni ka parashikuar rritje të ekonomisë së bllokut për 1 për qind më 2023, por situata aktuale tregon për rritje 0.8 për qind.
Parashikimi për vitin 2024 është ulur në 1.4 për qind nga 1.7 për qind sa ka qenë fillimisht.
Sipas raportit, ngadalësimi është shënuar nga ulja e kërkesës për shkak të normave të larta të inflacionit.
“Ekonomia e BE-së është përballur me dy situate të rënda: pandeminë e koronavirusit dhe luftën e Rusisë në Ukrainë. Shkalla e lartë e inflacionit e ka bërë të veten, ndonëse tani ka nisur të bjerë”, ka thënë zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis.
Në Eurozonë, çmimet e produkteve të konsumit pritet të rriten për 5.6 për qind më 2023 dhe 2.9 për qind më 2024.
Lufta e Rusisë që vazhdon të zhvillohet në Ukrainë, shkalla e lartë e normave të interesit, inflacionit dhe ndikimi i motit ekstrem në ekonomi, vazhdojnë të përbëjnë rrezik për ekonominë e bllokut, ka thënë mes tjerash Komisioni Evropian./rel/
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




