Rrjolli, perla e plazheve të veriut, pushuesit e zgjedhin për klimën dhe pastërtinë

Një nga zonat turistike që ofron një pejzash të mrekullueshëm por që njihet pak është fshati Rrjoll në Velipojë të Shkodrës, kjo zonë bregdetare nga vit në vit po bëhet një nga vendet më të preferuara për pushuesit.
Megjithëse prej disa kohësh punimet për ndërtimin e rrugës Shëngjin – Velipojë kane krijuar vështirësi në lëvizje sa i takon qarkullimit të automjeteve, sërish ky plazh po frekuentohet nga turistët .
Rrjolli vlerësohet nga pushuesit për klimën e shëndetshme për pastërtinë dhe qetësin që të ofron/
E ndodhur mes lagunës, malit dhe detit, plazhi i Rrjollit ofron një bukuri natyrore të rrallë, ndërsa me ndërtimin e Segmentit Shëngjin-Velipojë dhe me shkurtimin e distancën prej rreth 65 km në 15km, pritet qe kjo zonë të ketë një shtim të numrit të turistëve gjatë sezonit veror.
Gazetar Norel Zaimi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




