Rrogozhinë, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjen e kryebashkiakut

Votimi në Rrogozhinë për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri të këtij qyteti është mbyllur zyrtarisht. Në garë ishin 2 kandidatë, ai i PS-së, Edison Molla dhe i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.
Zgjedhjet zhvillohen vetëm për kryetarin e Bashkisë, për shkak se Kolegji Zgjedhor shpalli të pavlefshëm votimin për kryebashkiak duke urdhëruar përsëritjen e tij.
Shkak për ripërsëritjen e votimit u bë kutia në institucionin e vuajtjes së dënimit në Rrogozhinë, ku rezultoi se numri i votave ishte më i madh se ai i diferencës mes dy kandidatëve. Në zgjedhjet e së dielës, ndryshe nga 14 maji, të burgosurit nuk do lejohen të votojnë.
E veçanta e votimit të kësaj të diele është se numri i zgjedhësve që morën pjesë në votim është shumë më i lartë se ai i regjistruar me 14 maj 2023. Qendrat e votimit, sipas Kodit Zgjedhor, u hapën në orën 07:00 të mëngjesit, dhe u mbyllën në orën 19:00 të mbrëmjes.
Në këto çaste ka nisur edhe dorëzimi i kutive të votimit në ambientet e KZAZ 43, ku do të kryhet numërimi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




