Rruga e Hotit të Ri, banorët thonë se mungesa e ndriçimit po shkakton aksidente

Aktualitet | 2 vite më parë

Banorët e Hotit të Ri në Shkodër ngrenë shqetësimin për mungesën e ndriçimit në rrugën Shkodër–Postribë.

Sipas dy qytetarëve, mungesa e ndriçimit po ndikon që kalimtarët të bien viktima të aksidenteve.

“Mbrëmë në orën 21:30 u përplas motori me biçikletën prej ndriçimit të rrugës. Një aksident tjetër para një jave… dy motorë.“

“Problem në këtë lagje kemi vetëm ndriçimin, se të tjerat i kemi shkëlqyeshëm. Bashkia ta marrë vetë rrugën në dorëzim dhe ta mirëmbajë. Justifikohen me faktin që e ka fajin firma. Ka 10–15 vite që nuk rregullohet. 30 aksidente… Mbi 30 të vdekur i ka kjo rrugë.“

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Hot të Ri, ku një motor u përplas me biçikletën, duke lënë të plagosur dy drejtuesit e tyre.

Edhe një javë më parë në këtë rrugë ndërruan jetë dy të mitur. Ata po udhëtonin me motor dhe pasi humbën kontrollin e mjetit u përplasën me një mur. 

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme