Rubio: Izraeli s’ka pretendime ndaj territorit libanez, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme

Amerikë | 3 muaj më parë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është pyetur nëse Uashingtoni do të mbështesë tërheqjen e Izraelit nga jugu i Libanit.

“Arsyeja e vetme pse Izraeli është në Liban është sepse Hezbollahu lëshon raketa dhe drone nga atje. Ata e kanë bërë këtë të qartë”, u përgjigj diplomati më i lartë amerikan.

Rubio theksoi se Uashingtoni dëshiron që ushtria dhe qeveria libaneze të kenë kontroll më të madh mbi territorin e vendit, duke pohuar se Izraeli “nuk ka asnjë pretendim ndaj territorit të Libanit”.

“Sa më shumë nga ai zonë të sigurojë ushtria libaneze, aq më pak do të jetë nën kontrollin e Hezbollahut dhe aq më pak do të jetë Izraeli në Liban”, shtoi ai.

Ndërkohë, siç raportohet prej disa kohësh, udhëheqësit izraelitë, duke përfshirë Kryeministrin Netanyahu, kanë deklaruar haptazi se Izraeli nuk ka plane për t’u tërhequr nga jugu i Libanit, ku vazhdon të kryejë sulme pavarësisht marrëveshjes SHBA-Iran që parasheh përfundimin e luftës në të gjitha frontet.

Ministri izraelit i Mbrojtjes ka thënë më herët se Uashingtoni nuk i ka kërkuar Izraelit të tërheqë trupat e tij.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme