Rubio: SHBA kërkon denuklearizimin e Iranit në marrëveshjen përfundimtare
Amerikë | 2 muaj më parë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka dhënë më shumë detaje mbi statusin e negociatave me Iranin.
Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Rubio përsëriti pozicionin e Uashingtonit se Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur dhe se anijet po vazhdojnë të kalojnë nëpër të.
Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara po punojnë për një marrëveshje që do të lejonte kalimin e më shumë anijeve në mënyrë të sigurt përmes këtij ujërrugë.
“Mendoj se ka një bisedë dhe një negociatë në të cilën jemi të përfshirë mes Iranit dhe Omanit se si më shumë anije të mund të kalojnë aty në mënyrë të sigurt në afat të shkurtër, ndërsa po lëvizim drejt… bisedimeve afatgjata për denuklearizimin [e Iranit],” tha Rubio, ndërsa shtoi se “denuklearizimi i Iranit” është “marrëveshja përfundimtare”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





