RUBRIKA SPORTIVE! Gaz Demi flet për derbin… Bardhi e Mihana tregojnë

Rubrika Sportive në RTSH vjen edhe këtë javë me surpriza dhe të ftuar interesantë. Me “kryefjalë” javën e 24-t, në drejtimin e Hygerta Sakos dhe me të ftuarit të përhershëm në panel: Shkëlqim Muça, Fatmir Mëneri dhe Fation Shehu, sot priten edhe tema dhe të ftuar të tjerë.
Vllaznia lëshon për herë të parë kreun gjatë këtij sezoni dhe në vendin e saj është Laçi. Kjo është e para herë që kurbinasit kryesojnë Superioren në këtë fazë të kampionatit.
Derbin Tirana – Partizani e fitojnë të kuqtë dhe në emisionin e sotëm do të jetë edhe Gazment Demi. Presidenti i Partizanit do të tregojë jo vetëm këndvështrimin e tij për derbin, por edhe cfarë po ndodh me Kompleksin Sportiv apo me objektivat.
Në studio gjithashtu do të jetë edhe Patrik Bardhi i Kastriotit. Talenti 22-vjeçar do të tregoj sezonin e tij me krutanët dhe planet për të ardhmen. Një tjetër talent, Redon Mihana vjen të flas për Apoloninë dhe barazimet e javëve të fundit, ku fierakët kanë ndalur Partizanin, Lacin dhe Kukësin.
Nuk do të mungojnë në mbrëmjen e sotme të gjitha kronikat e javës dhe momentet e diskutueshme, por rikthehet edhe materiali i humorit përgatitur nga Ngop Media për Rubrikën Sportive.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




