Rubrika Sportive, sot java e 9-të dhe Statuti i FSHF-së

Sot, ora 22:30 në Rubriken Sportive në RTSH 1 dhe RTSH SPORT do diskutohet java e 9-të e Kategorisë Superiore. Analiza e gjithë ndeshjeve, golat dhe rastet e diskutueshme do jenë pjesë e emisionit të sotëm. Të ftuar specialë janë kapiteni i Teutës, Renato Arapi dhe Drejtori Juridik i FSHF-së, Aldi Topçiu. Ecuria e Teutës, problemi i golave të shënuar dhe afrimi i Sulejman Starovës do jenë pjesë e diskutimit të Arapit. Gjithë ndeshjet e tjera në analizen e Shkëlqim Muçës dhe rastet e diskutueshme… Në drejtimin e Hygerta Sakos dhe me prezencën e Fatmir Mëneri dhe Fation Shehut do diskutohet fitorja e Laçit ndaj Vllaznisë, fitorja e Kastriotit, barazimi i Tiranës dhe Partizanit.
Sot do diskutohen edhe ndryshimet më të fundit në statutin e FSHF-së. Aldi Topçiu sqaron gjjthçka ne studion e Rubrikës Sportive. Pas, pak në RTSH 1 HD dhe RTSH SPORT, Rubrika Sportive…
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




