RUBRIKA SPORTIVE, sot ORA 22:30 në RTSH HD

RUBRIKA SPORTIVE sot në mbrëmje trajton javën e tretë të Kategorisë Superiore dhe mbylljen e aventurës së Shqipërisë në Ligën e Kombeve. Vllaznia po bën surprizën e bukur në kampionat. Shkodranët fitojnë edhe ndaj Tiranës duke sjellë një entiziazëm jo vetëm në ekip, por edhe në qytet. Në studion e Rubrikës, i ftuar Elvis Plori, zv/trajneri i Vllaznise që do zbuloj diçka më shumë për ekipin që po kryeson me meritë renditjen. Egzon Belica do jetë një tjetër i ftuar special, për të treguar Partizanin e Ilir Dajës. Në studio me Hygerta Sakon do jenë edhe Fatmir Mëneri, Shkëlqim Muça dhe Fation Shehu. Disa nga rastet më të diskutuara të javës dhe analiza e detajuar e të gjitha sfidave. Çfarë fitoi Shqipëria nga Liga e Kombeve..?! Të gjjtha sot në mbrëmje, ora 22:30 në RTSH 1 HD dhe RTSH SPORT HD.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




