Ruçi uron udhëheqësit e rinj të Kongresit të ShBA: Shqipëria, krenare për partneritetin strategjik me ShBA

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u ka dërguar letra urimi udhëheqësve të rinj të zgjedhur të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Senatorit Mitch McConnell, Kryetar i Grupit Republikan të Senatit; Senatorit James E. Risch, Kryetar i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit; Senatorit Charles E. Schumer, Kryetar i Grupit Demokrat të Senatit; Senatorit Robert Menendez, Kryetar i Grupit Demokrat në Komitetin për Çështjet e Jashtme të Senatit; Përfaqësuesit Gregory W. Meeks, Kryetar i Komitetit për Çështjet e Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve; Përfaqësuesit Steny Hoyer, Kryetar i Grupit Demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve; Përfaqësuesit Kevin McCarthy, Kryetar i Grupit Republikan në Dhomën e Përfaqësuesve; Përfaqësues Michael McCaul, Kryetar i Grupit Republikan në Komitetin për Çështjet e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.
Pasi i uron për zgjedhjen apo rizgjedhjen në detyrat e larta në Senat dhe Dhomën e Përfaqesuesve, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nënvizon se “Shqipëria është krenare dhe e përkushtuar për partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një Amerikë më e fortë është garanci për një botë më të mirë, më të sigurt dhe më të drejtë.”
Kryetari Ruçi shpreh gjithashtu bindjen se nën lidershipin e udhëheqësve të rinj, “Kongresi i Shteteve të Bashkuarado të vazhdojë të kontribojë në mbështetje të bashkëpunimit dypalësh midis Shqipërisë dhe ShBA, zhvillimit dhe integrimit europian të Shqipërisë si edhe dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, i cili do të mundësojë njohjen e ndërsjelltë mes dy vendeve si edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.” shkruan kryetari i Kuvendit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



