Rumani, zjarri në një spital vret të paktën 10 pacientë të infektuar me covid

Aktualitet | 6 vite më parë

Të paktën 10 njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur rëndë në një zjarr të rënë në një spital që trajton pacientë me koronavirus në Rumani, citon BBC burime zyrtare vendase.
Zjarri shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit publik në qytetin veri-lindor të Piatra Neamt.
Një mjek që u përpoq të shpëtonte pacientët thuhet se ishte në një gjendje kritike pasi pësoi djegie serioze.
Ministri i Shëndetësisë i Rumanisë Nelu Tataru i tha medias lokale se zjarri “ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër”.
Zoti Tataru tha që pacientë të tjerë Covid që po trajtoheshin në spital po transferoheshin në një tjetër objekt në qytetin e Iasi.
Mjeku i plagosur, i cili thuhet se kishte pësuar djegie të rëndë në pjesën më të madhe të trupit, po transferohej në kryeqytetin, Bukuresht, me një aeroplan ushtarak, raportojnë mediat lokale.
“Ka personel të tjerë mjekësorë që pësuan djegie, jo vetëm mjekun në detyrë,” tha ministri Tataru, duke shtuar se ai po shkonte në Piatra Neamt pas incidentit në spital të shtunën në mbrëmje.
Tetë prej viktimave thuhet se u vranë në dhomën ku shpërtheu zjarri në katin e dytë dhe dy të tjerë në një dhomë pranë tij. Të gjithë u tha se kishin marrë trajtim për koronavirusin. Në repart kishte shumë ventilatorë.
Zjarri besohej të ishte përhapur shpejt pasi u ushqye me oksigjen nga furnizimet e përdorura për të intubuar pacientët, tha ministria e shëndetësisë.
Rumania ka raportuar më shumë se 350,000 raste të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë dhe 8,813 vdekje.
Të premten, vendi regjistroi 9,489 raste të reja Covid ditor, 174 vdekje dhe 1,149 pacientë në kujdes intensiv.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme