Rusi – Policia arreston më shumë se 1 000 mbështetës të Navalnyt

Më shumë se 1 000 persona u arrestuan dje ndërsa mbështetësit e opozitarit të sëmurë rëndë, Alexei Navalny sfiduan autoritetet për të organizuar protesta në të gjithë Rusinë duke kërkuar që ai të merrte kujdes mjekësor.
”Më shumë se 1 000 njerëz u arrestuan në më shumë se 80 qytete”, sipas grupit të monitorimit të protestës OVD-Info.
Grupi më parë raportoi se më shumë se 100 njerëz u arrestuan gjatë protestave në Siberi, e cila është disa zona kohore më përpara qyteteve si Moska dhe Shën Petërburg.
Sipas monitorit, më shumë se 300 njerëz u arrestuan në Shën Petërburg.
“Putini është një vrasës”, bërtitën shumë prej protestuesve, sipas transmetuesit në internet ”Dozhd”.
Kanali tha se autoritetet gjithashtu përdorën shkopinj kundër protestuesve.
Autoritetet kanë paralajmëruar njerëzit që të mos marrin pjesë në protesta të paautorizuara.
Por, në Moskë, sipas vëzhguesve, 10 000 persona demonstruan në mbështetje të Navalny në qendër të qytetit./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




