Rusia arreston zëvendësministrin e Mbrojtjes nën dyshimet për korrupsion

Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Timur Ivanov, është arrestuar të martën nën dyshimin për marrje ryshfeti, ka njoftuar Komiteti Hetues i Rusisë, raportoi agjencia “Tass”.
Në deklaratën e lëshuar nga ky komitet nuk janë dhënë shumë detaje.
“Zëvendësministri i Mbrojtjes i Federatës Ruse, Timur Vadimovich Ivanov është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e një krimi sipas pjesës 6 të nenit 290 të Kodit Penal (marrje e ryshfetit)”, thuhet në njoftim.
Siç është raportuar, vepra dënohet me gjobë të madhe ose me mbi 10 vjet burg, në varësi të detajeve të krimit.
Ivanovi është nën sanksionet e Bashkimit Evropian si zyrtar i lartë i Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




