Rusia emëron komandant të përgjithshëm për luftën në Ukrainë

Gjenerali Sergei Surovikin është caktuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes për të komanduar të gjitha forcat ushtarake ruse në Ukrainë, në një kohë kur avancimi i trupave ukrainase vazhdon me rimarrjen e territoreve.
Ky është zyrtari i parë që emërohet si komandant për të gjitha forcat ruse që janë në territorin ukrainas, prej muajit shkurt.
Sergei Surovikin është një burrë i fuqishëm i ushtrisë ruse, me një karrierë 35-vjeçare gjatë së cilës është vlerësuar tre herë me “Urdhrin e Yllit të Kuq”, “Urdhrin e Meritës Ushtarake” dhe “Urdhrin e Guximit”, ndërsa në Dhjetor 2017 iu dha “Hero i Federatës Ruse”.
Ai ka komanduar forcat ushtarake ruse kur Moska u përfshi në luftën civile siriane.
Nën komandën e Surovikin, qeveria e Asadit arriti një kthesë të madhe në luftën kundër rivalëve të saj në luftën civile, duke rifituar më shumë se 50% të kontrollit të Sirisë deri në fund të vitit 2017 pas një sërë fushatash të suksesshme ushtarake.
Në shkurt 2022, ai u shtua në listën e sanksioneve të Bashkimit Evropian si “përgjegjës për mbështetjen dhe zbatimin aktiv të veprimeve dhe politikave që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, si dhe stabilitetin ose sigurinë në Ukrainë”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




