Rusia i ndërpret furnizimin me gaz, Greqia vendos të ndihmojë Bullgarinë

Ekonomi | 5 vite më parë

Rusia njoftoi ditën e sotme se do të ndërpresë furnizimin me gaz ndaj Bullgarisë. Lidhur me këtë vendim, Greqia ka bërë një reagim të menjëhershëm. Ajo është zotuar që t’i ofrojë ndihmë Bullgarisë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Reuters raporton se të dy udhëheqësit diskutuan çështjen në një bisedë  telefonike.

“Kryeministri tha se Greqia do të ndihmojë Bullgarinë që të përballet me situatën e re të shkaktuar nga vendimet ruse për energjinë”, tha zyra e Mitsotakis në një deklaratë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Gazprom ka ndaluar sot eksportet e gazit drejt Polonisë dhe Bullgarisë, pasi vendet refuzuan kërkesën e Moskës për të paguar furnizimet me gaz në rubla.

Presidenti rus Vladimir Putin, urdhëroi vendet “jomiqësore” të paguajnë për gazin në monedhën ruse. Gazprom deklaroi se shërbimet nuk do të rikthehen derisa të paguhet në rubla.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme