Rusia nis sulmet me raketa mbi Kiev, ndërpritet energjia elektrike, plagosen disa persona

Botë | 3 vite më parë

Rusia nis valë sulmesh në Kiev. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se sistemet e mbrojtjes ajrore ishin të angazhuara. Dy linja të tensionit të lartë në kryeqytet u dëmtuan nga raketat, duke ndërprerë energjinë në disa zona.

Një sulm me raketa në Mykolaiv raportohet se ka dëmtuar të paktën 20 ndërtesa banimi, ndërsa disa persona janë plagosur.

Lajmi u bë me dije nga kryetari i bashkisë së qytetit, Oleksandr Sienkevych.

“Ka objekte banimi të dëmtuara. Rreth 20 prej tyre janë pa çati. Tashmë dëmtimet në rrjetet e furnizimit me gaz dhe ujë po eliminohen nga punonjësit e ndërmarrjeve. Ka të plagosur. Një person është shtruar në spital. Të tjerët janë ndihmuar në vend”, shkroi ai.

Oleh Sinehubov, guvernator i rajonit Kharkiv në veri-lindje të Ukrainës, tha se raketat ruse goditën infrastrukturën jo-rezidenciale në qytetin Kharkiv, qendra administrative e rajonit.

E gjithë Ukraina u vu nën një alarm për sulm ajror nga rreth orës 6 të mëngjesit të së mërkurës, ndërsa forcat ajrore të Ukrainës paralajmëruan në Telegram për rrezikun e një sulmi raketor rus.

Sulme u raportuan gjithashtu në rajonet Nikolaev dhe Lviv.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme