Rusia pezullon furnizimin me gaz, Kryeministri i Bullgarisë: Një shkelje e rëndë e kontratës

Kryeministri bullgar Kiril Petkov e konsideron një “shkelje të rëndë të një kontrate aktuale” ndërprerjen e gazit në Poloni dhe Bullgari, nga gjigandi rus i energjisë Gazprom.
Në një postim në rrjete sociale Petkov thotë se ka biseduar për situatën në fjalë me kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis.
Ai shkruan se Bullgaria dhe Greqia do të vazhdojnë të punojnë së bashku për sigurinë dhe diversifikimin e energjisë duke theksuar se do të jetë me “rëndësi strategjike për të dy vendet dhe rajonin”.
Gjiganti rus i energjisë Gazprom ka ndaluar eksportet e gazit në Poloni dhe Bullgari pasi vendet refuzuan kërkesën e Moskës për të paguar furnizimet në rubla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




