Rusia: Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia ka hartuar një plan konkret për të prishur Samitin Global të Paqes që do të mbahet në Zvicër në qershor.
Duke folur në takimin me përfaqësuesit nga shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare me bazë në Ukrainë, si dhe diplomatë ukrainas, Zelensky tha se Ukraina ka informacione të sakta se si Rusia tenton të “zvogëlojë numrin e vendeve pjesëmarrëse, si të veprojë në mënyrë që të mos ketë paqe”
“Ne kemi informacione të sakta, të dhëna specifike – se Rusia jo vetëm dëshiron të prishë Samitin e Paqes, por gjithashtu ka një plan specifik se si ta bëjë këtë, si të zvogëlojë numrin e vendeve pjesëmarrëse, si të veprojë në mënyrë që të mos ketë paqe… Dhe së bashku ne duhet ta kundërshtojmë këtë, ne duhet të punojmë në unitet për një paqe të drejtë”, citohet të ketë thënë Zelensky.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




