Saliaga: Gara me shumë rivalitet

Basketboll | 3 vite më parë

Kampionati kombëtar i të rriturve dhe të rriturave tashmë ka mbërritur në javën e tij të katërt, ndërsa rrjeti i Radio Televizionit Shqiptar ka qenë i pranishëm në disa ndeshje të këtij sezoni. Për drejtorin e garave. Elton Saliaga, gara edhe me praninë e lojtarëvë të huaj ka shumë rivalitet, pavarësisht se është vetëm fillimi

“Kemi 22 ekipe 16-vjeçarësh çka do të thotë se ka një ndryshim shumë të madh. Por sa këto 22 ekipe 16-vjeçarësh do të arrijnë në 22-vjeçarë, 23-vjeçarë këtë nuk e dimë. Por ky është roli jonë, i trajnerëve, i Federatës, apo dhe i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar për ta mbështetur këtë gjë”, ka nënvizuar Saliaga

Superkupa Mbarëkombëtare dhe Liga Unike “Shqipëri – Kosovë”. Për Saliagën është duke u diskutuar dhe së shpejti do të vendoset nga Federatat respektive.

“Është një vendim që i takon bordit. Unë nuk mund të flas sepse nuk e kam informacionin e duhur. Shpresoj të zhvillohet ku vend organizator do të jetë Shqipëria”, shpjegon Saliaga.

E nuk kishte se si të mungonte komenti i drejtorit të garave për kampionatin e moshës deri në 16 vjeç.

“Shihet masivizimi për grupmoshat duke filluar edhe nga projekti i vitit të kaluar të Junior NBA”, thotë Saliaga.

Europiani i moshës deri në 16 vjeç në Shqipëri, Divizioni C, ku do të zhvillohet?

“Është një vendimmarrje që i takon një organi më të lartë se sa ne. Mbesim gjithnjë në pritje”, përfundon Saliaga.    


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme