Samiti COP27, Macron: Bota s’duhet të sakrifikojë angazhimet e saj klimatike për shkak të luftës në Ukrainë

Botë | 4 vite më parë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë në samitin e OKB-së për klimën COP27, se lufta në Ukrainë nuk duhet të ndryshojë angazhimet për klimën.

“Agresioni rus kundër Ukrainës jo vetëm që ka sjellë luftën në tokën evropiane, por ka sjellë gjithashtu pasiguri dhe tension në botë, duke sjellë vështirësi pas vështirësie, veçanërisht në kontinentin afrikan dhe rreth Mesdheut. Por në të njëjtën kohë ne shohim shumë shtete që preken nga pasojat e ndryshimit të klimës dhe ne duhet të tregojmë se urgjenca klimatike është me të vërtetë këtu. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë në frontin e zbutjes dhe duhet t’i largojmë ekonomitë tona nga qymyri“, tha ai.

Macron shtoi se besimi te liderët botërorë nuk mund të shkërmoqet kur bëhet fjalë për ndryshimet klimatike, duke u kërkuar atyre që të shmangin dallimet në lidhje me këtë çështje.

“Ne duhet të pajtohemi me konceptin e solidaritetit financiar. Duhet t’u kërkojë vendeve të bëjnë atë që u zotuan 12 vjet më parë : të ndihmojnë në kanalizimin e 100 miliardë dollarëve në vit për kombet më pak të pasura për t’i ndihmuar ata të përshtaten me ndryshimet klimatike”, u shpreh Macron./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme