Samiti i Ballkanit Perëndimor, Policia reduktoi numrin e efektivëve në terren, bllokoi disa rrugë

Aktualitet | 3 vite më parë

Në ditën e dytë të Samitit, që u mbajt në Tiranë të enjten (29 shkurt), u vu re lehtësimi i masave që u morën nga Policia e Shtetit dhe të gjitha shërbimet ligjzbatuese për garantimin e sigurisë së pjesëmarrësve në takim.

Në terren u konstatua reduktim i numrit të efektivëve blu në vendqëndrime dhe patrullim të tyre në akset rrugore që të çonin drejt Pallatit të Kongreseve, ku u realizua takimi.

Sa i përket rrugëve, të cilat ishte paralajmëruar se do të kishte bllokim apo kufizim qarkullimi, u vu re se masat u zbatuan ndërsa lëvizja e qytetarëve ishte më e lehtë se gjatë së mërkurës, kur u mbajt samiti për Ukrainën.

Më herët, Policia njoftoi bllokimin e rrugëve për datën 29, që kryesisht lidhen me perimetrin e sigurisë së objektit ku u mbajt Samiti.

Ndryshe nga dita e mërkurë, kur u angazhuan më shumë se 1500 efektivë të të gjitha reparteve të Policisë së Shtetit, të enjten vetëm rreth 500 prej tyre ishin në shërbim.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme