Samiti i Paqes në Tiranë-Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pritet të vijë më 27 shkurt

Vizita e Zelenskyt do të zhvillohet në kuadër të një Samiti që do të zhvillohet në vendin tonë, për Ukrainën.
Samiti do të mbahet në datat 28 dhe 29 shkurt.
Gjatë një bashkëbisedim me gazetarët shqiptarë nga Shkupi (22 janar) Rama tha se Samiti në fjalë është në mbështetje të Ukrainës dhe për të diskutuar me Zelenskyn sfidat e sigurisë.
“Do pregatisim një samit në Tiranë për Ukrainën dhe do të kemi të pranishëm presidentin Zelensky. Paralelisht me këtë do të përpiqemi që në këtë hark kohor të kemi takimin tjetër me përfaqësuesit e rajonit, për të bërë një bilanc të këtij muaji. Është një samit në mbështetje të Ukrainës dhe për të diskutuar me presidentin ukrainas sfidat e sigurisë”, ka deklaruar Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




