Samiti i Ukrainës, Meçollari: Shqipëria, rol protagonist që merr vëmendje të rëndësishme

Politikë | 3 vite më parë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy do të marrë pjesë në Samitin “Ukrainë – Europa Juglindore” që do të mbahet në Tiranë ditën e nesërme.

Zelensky, i cili është njëherësh bashkë organizator i Samitit, së bashku me kryeministrin Rama viziton për herë të parë Tiranën për të marrë pjesë në punimet e Samitit dhe në evente të tjera të rëndësishme.

I ftuar në emisionin “3D nga Alban Dudushi” në RTSH ish komandanti i Flotës Detare Artur Meçollari tha se roli i Shqipërisë në këtë samit është protagonist në mbledhjen e tij apo edhe në organizim.

“Roli i Shqipërisë del qartë në këtë histori, në këtë samit pasi ka një rol protagonist në mbledhjen e saj dhe në organizimin e samitit, kuptohet që çdo njeri që do të ishte në qeverisje do ta shfrytëzonte për vendin e tij dhe nuk ka asgjë të keqe”, u shpreh Artur Meçollari.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme