Samiti Ukrainë–Europa Juglindore, liderët e vendeve pjesëmarrëse priten nga Rama dhe Zelenski

Liderët e vendeve që do të marrin pjesë në Samitin Ukrainë–Europa Juglindore kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku do të zhvillohen punimet e ditës.
Ata janë pritur nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky), si bashkorganizatorë të takimit.
Të pranishëm në Samit janë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, presidentja e Moldavisë, Maja Sandu, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic dhe kryeministrja e Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo.
Disa prej liderëve të vendeve që nuk kanë mundur të jenë pjesë e Samitit, si presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdogan) dhe kryeministri i Greqisë Kiriakos Micotaqis (Mitsotakis) do të dërgojnë video mesazhe.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



