Samiti, Zelenski: Të interesuar në bashkëprodhimin e municioneve me ju dhe partnerët tanë

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky) ka propozuar organizmimin e një forumi të posaçëm për industrinë e Mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit.
Në fjalën e tij në Samitin “Ukraina-Europa juglindore”, Zelenski shprehu interesin për bashkëprodhim të municioneve me vendet e Ballkanit dhe aleatëve, ndërsa theksoi se vetëm të bashkuar Ukraina do të fitonte luftën e saj me Rusinë.
“Kemi rreth 500 kompani në fushën e mbrojtjes dhe secila prej tyre shton fuqinë tonë, por nuk mjafton për fitoren tonë ndaj Putin.
Jemi të interesuar në bashkëprodhimin e municioneve me ju dhe partnerët tanë. Propozojmë të organizohet një forum i posaçëm për industrinë e mbrojtjes mes Ukrainës e Ballkanit në Kiev ose në ndonjë prej kryeqyteteve tuaja”, tha Zelenski.
Presidenti ka falënderuar Shqipërinë për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Ai u shpreh se presidenti rus Vladimir Putin është mbrojtës i tezës “përça e sundo”, prandaj u bëri thirrje liderëve të vendeve pjesëmarrëse të Samitit e ndërkombëtarëve gjithashtu, që të vijojnë mbështetjen ndaj Ukrainës.
“Tani, Putin dëshiron të bëjë këtë gjë, armiqësia e tij dhe gjithçka dëshiron të bëjë duke detyruar kombet e tjera të bëjë si do ai, një përpjekje se si diktatet e vjetra duan të bëjnë kombet.
E rëndësishme që regjimi i Putin të humbasë. Vizioni ynë për Evropën bazohet te parimi i dinjitetit të njëjtë. Nuk duhet të ketë Europë me dinjitete të ndryshme në të.
Ne besojmë se respekti për çdo komb dhe e drejta e barabartë e kombeve për të patur siguri, duhet të jenë parime universal”, tha Zelenski.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



