Sané nuk mjafton, Bayern bllokohet në shtëpi nga Eintracht

Gjermani | 4 vite më parë

Bayern ka harruar të fitojë. Në Allianz Arena, kundër Eintracht Frankfurt, vjen barazimi i tretë radhazi 1-1 në Bundesligë, me diferencën me vendin e dytë tashmë të reduktuar në vetëm një pikë. Në pjesën e parë, skuadra e Glasner shqetësoi Sommer me Kolo Muanin, të ndaluar nga mbrojtja bavareze. Në anën tjetër, Trapp ndaloi Müller në goditjen e realizuar pas gjysmë ore lojë, por tre minuta më vonë, lojtarët e Nagelsmann kalojnë në avantazh: krosim nga e djathta nga vetë Müller dhe gjuajtja fituese e Sané me këmbën e djathtë, që e bën rezultatin 1-0.

Në minutën e 69-të, megjithatë, bavarezët  bënë një dush të ftohtë: Kolo Muani dogji Upamecano në një kundër një dhe shënoi 1-1 me një diagonale nga e majta. Finalja nuk ofron emocione të reja dhe kështu përfundon në barazim: Bayern ngjitet në 37 pikë, me Union në vendin e dytë me një pikë më pak.

Derbi i Berlinit shkon për Unionin, i cili fiton 2-0 ndaj Herthës dhe mbetet i dyti në renditje, duke rikuperuar dy pikë nga Bayerni, duke shfrytëzuar në maksimum mundësinë e krijuar. Sfida u zhbllokua në minutën e 44-të: asistimi i Trimmel dhe goditja fituese me kokë e Doekhi. Në gjysmën e pjesës së dytë vjen dyfishimi  i firmosur nga Seguin. Unioni ngjitet kështu në 36 pikë, -1 nga lideri Bayern.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme