Sanksionet nga Europa, Kina: Ndërhyrjet në punët e brendshme minojnë marrëdhëniet me BE-në

Kina është kundërpërgjigjur ndaj sanksioneve që ka njoftuar Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe për shkelje të të drejtave të njeriut në Kinë ndaj ujgurëve. Ministria e Jashtme kineze tha se veprimet e bllokut perëndimor nuk janë asgjë tjetër përveç gënjeshtrave dhe dezinformimit, ndërsa shkelin në mënyrë flagrante ligjin ndërkombëtar dhe normat themelore që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare. Për kinezët, sanksionet e vendosura ndërhyjnë në mënyrë të fortë në punët e brendshme të Kinës dhe minojnë rëndë marrëdhëniet Kinë-Mbretëri e Bashkuar. Ambasadorit britanik në Kinë u thërrit në ministrinë e Jashtme dhe iu dorëzua një notë proteste diplomatike.
Më herët ka qenë edhe Bashkimi Evropian që ka vendosur sanksionet e para kundër Kinës në më shumë se 30 vjet.
Masa e BE-së synon katër zyrtarë kinezë dhe një organizëm ekonomik që besohet të jenë përfshirë në shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut të pakicës myslimane ujgure.
Por për autoritetet kineze, sanksionet kundër zyrtarëve të gjigantit aziatik janë pjesë e një komploti për të destabilizuar rajonin dhe nuk pasqyrojnë ndonjë shqetësim real për të drejtat e myslimanëve. Komuniteti ndërkombëtar pretendon se në Kinë po bëhen abuzime serioze me të drejtat e njeriut, i ndalimi arbitrar, torturat dhe indoktrinimi i detyruar politik, në kampet e përqendrimit të vendosura në rajonin autonom Xingian.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




