“Sanremo Giovani” më 22 shtator në Tiranë, Veliaj fton qytetarët në sheshin “Italia”

Sociale | 3 vite më parë

Tirana do të mikpresë më 22 shtator “Sanremo Giovani”, një projekt muzikor i cili udhëton në mbarë botën dhe ka zgjedhur kryeqytetin shqiptar si destinacionin e parë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fton qytetarët që të bëhen pjesë e këtij spektakli në sheshin “Italia”.

“Mirëpresim këtë 22 shtator SANREMO GIOVANI 🇦🇱❤️🎶🇮🇹. – Një projekt muzikor i cili udhëton në mbarë botën dhe ka zgjedhur TIRANËN si destinacionin e parë. Ky koncert MADHËSHTOR vjen me pjesëmarrjen e plot artistëve të rinj italianë si edhe yjet e muzikës shqiptare Marsela Çibukaj, MC Kresha dhe Lyrical Son”, thekson Veliaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme